Nuk po di më si t’ia sqaroj disa gjëra Pacollit, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq duke komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollit “se askush s’e ka tërhequr njohjen e Kosovës”, transmeton Koha.net.
“Nuk po di si t’ia sqaroj disa gjëra. Çfarë t’i them? Më ka rënë ndër mend ‘ia jap këto nota pasi po thotë se nuk e ka marrë asnjë. Më duhet të them se as ne nuk e kemi marrë asnjë notë nga vendet që e kanë njohur Kosovën”, citon tanjug të ketë thënë Daçiq.
Ai shtuar se do të niset për një udhëtim jashtë Serbisë me qëllim që të lobojë për, siç thotë, vazhdimin e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë Kosovës.
“Nuk tregoj se ku do të shkoj, lë të mendojë për këtë Pacolli”, tha Daçiq duke shtuar se “numri i shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës do të bjerë nën 100 sosh”.
-
Daçiq pret tërheqje të tjera njohjesh për Kosovën
-
Sipas Daçiqit, fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën u bëka për ta detyruar të bëjë kompromis
-
Sipas Daçiqit, deri në fund të vitit do të tërheqin njohjen e Kosovës edhe 4-5 shtete
-
Daçiq: Zgjidhja për Kosovën, prioritet kombëtar i Serbisë
-
Daçiq prezanton notën e Togos për tërheqjen e njohjes së Kosovës