Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq konfirmoi mbrëmë gjatë një interviste për TV Pink të Beogradit, se Togo është vendi i 15 që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai me këtë rast prezantoi notën e këtij vendi, dërguar Beogradit.
Ai këtë njoftim e kishte bërë ditë më parë, pas thirrjes së Quintit për vazhdimin e dialogut, rikujton Koha.net, por që ky, siç ishte shprehur, nuk deshi të prishë shijen e thirrjes së këtyre shteteve.
Daçiq, siç e citojnë mediat serbe, tha se qëllimi i Serbisë është që numri i shteteve që kanë njohur Kosovën të jetë më i vogël se gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përkatësisht më pak se 97. "Në këtë mënyrë ato nuk mund të sillen siç t'ua dojë qejfi. Ajo nuk mund të bëhet anëtare e OKB meqë Rusia do të përdor veton në Këshillin e Sigurimit", citojnë mediat Daçiqin, transmeton Koha.net.
Nga Ministria e Jashtme e Kosovës ende nuk ka pasur ndonjë reagim në lidhje me këtë vendim të Togos, siç e ka prezantuar ministri serb i Jashtëm, Daçiq.
-
Daçiqin “e ndal” komunikata e Quintit për të njoftuar se Togo tërheq njohjen për Kosovën
-
Katër vjet pas tërheqjes së njohjes, Togo ende figuron si shtet që e ka njohur pavarësinë
-
Gërvalla konfirmoi çnjohjen, por Togoja s’u fshi nga lista zyrtare e njohjeve
-
Togo thotë se ka tërhequr njohjen e Kosovës
-
Vuçiq: Nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, po presim të dhjetin