20:33 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se sivjet Kosova do të marrë njohje “kualitative” duke përmendur edhe pesëshen e shteteve evropiane që s’e kanë njohur akoma Kosovën.
“Jemi duke punuar me shumë shtete të rëndësishme. Po punojmë. Nuk guxoj të përmend emra, sepse pas një minute që ta them është e regjistruar në Beograd e njerëzit do t’i kanë atje pas vetëm një dite. Shtete shumë kualitative, njohje kualitative. Ato luajnë rol në diplomacinë të Evropës. Janë prezente në organizata të ndryshme. Mundemi me fol edhe për ndonjë shtet të pesëshes, por janë shtete me ndikim të madh”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Pacolli: Serbia po humb kohë, para dhe fytyrë me fushatën për të tërhequr njohjet e Kosovës
20:29 - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Serbia po humb kohë, para dhe fytyrë me tentimin që të bindë shtete të ndryshme të tërheqin njohjen e Kosovës.
Sipas tij, asnjë njohje nuk është tërhequr falë ndikimit të Serbisë. Ka thënë se vetëm njohja nga Suriname është pezull. Në Rubikon të KTV-së, Pacolli ka deklaruar se në një takim i kishte thënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Serbia nuk do të mund të bindë shtete tjera që të tërheqin njohjen e Kosovës.
Edhe
Pacolli 2019-n e quan vit të liberalizimit, deri tash thotë s’ka tërheqje njohjesh
“Vetëm Suriname mund të merret që është pezull, asnjë njohje s’është tërhequr. Në takime u kam thënë edhe Vuçiqit personalisht i kam thënë që po humbni kohë dhe para. Nganjëherë po e humbni edhe fytyrën e juaj”, ka thënë ai duke shtuar se me vendet ku Serbia po pretendon të tërheqin njohjen, Kosova së fundmi ka lidhur marrëdhënie diplomatike.
Pacolli i bindur që sivjet kosovarët udhëtojnë pa viza
20:22 - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se sivjet kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza.
Sipas tij, raporti i Evropës në muajin qershor do të jetë pozitiv dhe se viti 2018 do të jetë kyç për Kosovën.
“Gjatë këtij muaji do të dalë një raport, por rekomandimet do të zgjasin deri në gusht. Raporti që vjen ka shenja dhe dëshmi se është pozitiv për ne. Normal çdo raport ka edhe vërejtje. Por do të jetë pozitiv që do t’i mundësojë shteteve anëtare të marrin vendime pozitive për Kosovën. Kam informata goxha të besueshme, që vijnë nga leximi i akteve të ndryshme, nga takimet me njerëz që kanë punuar direkt në to. Së shpejti do ta kemi këtë raport në duar”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së. “Mund të çalojë një muaj, por ky vit është viti kyç për Kosovën edhe sa i përket vizave edhe për anëtarësimin në Interpol”.
Edhe
Pacolli: Liberalizimi i vizave ndodh brenda këtij viti, nuk ka asnjë tërheqje të njohjeve
Pacolli s’e do Bulliqin në ekipin për demarkacion, “Mali i Zi e përkrah Kosovën më përpara se Shqipëria”
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në komisionin e ardhshëm të përbashkët me Malin e Zi, lidhur me demarkacionin, nuk duhet të jetë ish-deputeti Shpejtim Bulliqi.
Në Rubion të KTV-së, Pacolli ka thënë se në ekipin e Kosovës do të ketë njerëz dinjitoz.
“Kosova e ka një komision të vetin, të përgatitur, mund të ketë korrigjim. Nuk besoj që Bulliqi duhet të jetë. Kemi shumë njerëz tjerë që mund të udhëheqin. Nuk besoj se ai duhet të jetë. Do të ketë njerëz dinjitoz, që do t’u shpjegojnë qytetarëve të drejtën dhe çfarë epilogu do të ketë”, ka thënë ai.
Edhe
Pacolli thotë se nuk ka marrë asnjë notë verbale për tërheqjen e njohjes së Kosovës
Sipas Pacollit, demarkacioni do të kryhet në mënyrën më të mirë, për shkak të “marrëdhënieve të mira” me Malin e Zi. Sipas tij, ky shtet madje e përkrah në shumë raste Kosovën, edhe para Shqipërisë.
“Besoj se do të kryhet çdo gjë në mënyrën më të mirë, kemi marrëdhënie më të mira me Malin e Zi. Dëshmohen çdo ditë në takimet tona. Mali i Zi gjithmonë e mbështet Kosovën, bile nganjëherë edhe para Shqipërisë. Shumë herë madje”, ka thënë më tej ai.