Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar në Nju Jork, homologun e tij italian, Angelino Alfano, ku i ka konfirmuar përkushtimin e vendit të për Kosovën.
“Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ku po marrin pjesë dhjetëra Presidentë, Kryeministra dhe Ministra të Jashtëm të shteteve nga e gjithë bota, takova në një takim të shkurtër njohës edhe homolgun tim nga Italia, Angelino Alfano. Mbështetja italiane do të vazhdojë të mbetët e palëkundur. Presim që takimin e ardhshëm ta zhvillojmë në Prishtinë ose në Romë. Italia ka qenë dhe mbetet shtet partner dhe mik i Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri Pacolli në New York, takon homologët e tri shteteve
-
Finlanda do mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare, thotë Pacolli
-
Italia do ta ndihmojë Kosovën drejt integrimit euro-atlantik
-
Italia premton ndihmë për liberalizimin e vizave
-
Pacolli takon tre ambasadorë, u flet për forcimin e shtetësisë së Kosovës ndërkombëtarisht