Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Republika e Kosovës nuk është ende anëtare e kësaj organizate, megjithatë, autoritetet kosovare i shfrytëzojnë punimet e Asamblesë për t’u takuar me homologë nga vende të ndryshme të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova shkon në OKB këtë vit në një kohë kur Serbia vijon fushatën e saj agresive për tërheqjet e njohjeve.
Ministri në detyrë Pacolli është takuar në New York me zyrtarë të disa shteteve. Ai është takuar me ministrin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Katarit, me homologen e Guajanës, si dhe me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.