E plotësuar 19:49
Behgjet Pacolli është takuar me Presidentin italian, Sergio Mattarella, në Pallatin Quirinale, selia e Presidencës.
Siç njofton MPJ, numri dy i Qeverisë së Kosovës është siguruar se “Italia me gjithë fuqinë e vet do të mbështet paqësimin e rajonit, për një përfundim të suksesshëm të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe shteti italian do të përkrahë çdo iniciativë, që qon në zgjidhjen e drejtë dhe marrëveshjen përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë”.
Tutje, siç thuhet në njoftim, shefi i shtetit italian e garantoi Pacollin, që ai do të përdorë autoritetin e tij institucional edhe tek homologët e tij, që të ndihmojë Kosovën dhe rajonin drejt proceseve të integrimeve euro-atlantike.
Në vazhdim të bashkëbisedimit, Presidenti Italian ka mbështetur pikëpamjet e Zëvendëskryeministrit, Pacolli “se vetëm me zhvillimin ekonomik, investime nga jashtë dhe krijimin e mundësive sa më të shpejta për lirinë e lëvizjes së njerëzve, kapitalit dhe të mallrave mposhten tensionet politike dhe ndër-etnike
18:19 Ministri i Jashtëm sot e nesër në Itali për të inkurajuar biznesmenët për investim në Kosovë
Edhe
Presidenti i Italisë i shkruan letër Osmanit, konfirmon mbështetjen për dialogun
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë pune në Republikën e Italisë.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite kryediplomati kosovar do të takohet me presidentin italian, Sergio Mattarella, presidentin e Konfederatës së Përgjithshme të Industrisë italiane, Vincenzo Boccia, si dhe personalitete të tjera italiane, transmeton Koha.net.
Qëllimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm në Itali është ngritja në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe inkurajimi dhe thirrja e bizneseve italiane që të rrisin investimet e tyre në Kosovë.