Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se numërimi i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duket se është shndërruar në një sport të ri ndëretnik të Ballkanit dhe se de-facto apo de-jure, janë 117 shtete që kanë njohur Kosovën.
Në një intervistë për BBC-në, Pacolli ka konsideruar që lufta për të tërhequr njohjet e Kosovës është “absolutisht e çmendur”, transmeton RTK.
Sipas tij, një pjesë të ministrisë me të cilën udhëheq e ka drejtuar në rritjen e numrit të vendeve njohëse.
Duke folur për tentativat e homologut të tij serb, Ivica Daçiq për të bindur vendet afrikane dhe ato aziatike që të tërheqin njohjen e Kosovës, Pacolli ka thënë disa fjalë.
“Unë i them Daçiqit kudo që e takoj – çfarë i nevojitet atij kjo? Gjithmonë i them – unë po ndërtoj, ti po shkatërron. Njerëzit vetëm qeshin me ne- dhe aty bëhet fjalë edhe për reputacionin e Serbisë”, ka thënë Pacolli.
-
Daçiqi thotë se Pacolli i është ankuar për “shkatërrim karriere”, MPJ-ja e Kosovës e quan atë “kloun”
-
Sipas Daçiqit, fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën u bëka për ta detyruar të bëjë kompromis
-
Sipas Daçiqit, Kosovën e presin edhe 10 çnjohje
-
Njohjet e reja që s’po i vijnë Kosovës
-
Daçiq: Qëkur jam ministër, 9 shtete e kanë njohur Kosovën, 13 sosh e kanë çnjohur