Përkundër faktit se disa vende mund të kenë tërhequr aktin e njohjes, autoritetet në Prishtinë besojnë se janë 116 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet. Ky numër ishte prezantuar edhe një vit më parë, në shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.
Konfuzioni rreth numrit të njohjeve është shtuar pas fushatës diplomatike të Serbisë e orientuar drejt shfuqizimit apo anulimit të njohjeve të Kosovës nga shtete të caktuara.
Por, Fatmir Haxholli, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se për njëmbëdhjetë vjet, Kosova ka shënuar një sukses të konsiderueshëm në raport me shumë vende të tjera të cilat janë ë pavarura, ndonëse ka hasur edhe në vështirësi të mëdha.
“Kjo nuk do të thotë se tash ne duhet të ndalemi, por e them si Ministri, ne i ftojmë të gjitha institucionet që të koordinojnë veprimet me ne dhe të përkrahemi në të bërit diplomaci dhe politikë të jashtme në koordinim me MPJ-në dhe ministrin", tha Haxholli.
-
MPJ-ja thotë se Kosovën e kanë njohur 116 shtete, pavarësisht luftës së Serbisë ndaj çnjohjes
-
Çnjohjet mund të çojnë në izolimin e Kosovës
-
Daçiq: Qëkur jam ministër, 9 shtete e kanë njohur Kosovën, 13 sosh e kanë çnjohur
-
Viti i mbrapsht i (ç)njohjeve për Kosovën
-
Daçiqi: Qëkur ka filluar dialogu, vetëm 26 shtete e kanë njohur Kosovën