Zëvendëkryeministri i parë i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se fondi shtesë i ndarë për Koalicionin Global tregon që Kosova është partner serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koalicionit në luftën kundër terrorizmit dhe DAESH-it (ISIS).
“Ne qëndrojmë së bashku me aleatët tanë amerikanë dhe anëtarët tjerë të Koalicionit Global për të mbrojtur vlerat tona dhe mënyrën tonë të të jetuarit”, ka shkruar Pacolli në Twitter, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e së premtes, mori vendim që të ndahen edhe 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global kundër DAESH-it.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se Kosova është e gatshme të përkrahë këtë koalicion në aspektin ushtarak, policor dhe të inteligjencës. Ka përmendur edhe përfshirjen e kosovarëve në ISIS dhe për kthimin e tyre në Kosovë, sipas tij, ka ndihmuar financiarisht edhe koalicioni global.
-
Qeveria ndan 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS-it
-
Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për përkrahjen e Koalicionit Global kundër ISIS-it
-
Gërvalla: Kosova jep kontribut serioz për sigurinë globale
-
Qeveria ndan 100 mijë euro në përkrahje të koalicionit global kundër ISIS-it
-
Pacolli: Kosova të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur