Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi se kanë pasur një marrëveshje për koalicion me Partinë Socialdemokrate por që është hedhur poshtë nga ai për shkak të koalicionit të partisë së Ahmetit me AAK-në.
Sipas tij, PSD nuk i mori mendim atij për koalicionin me partinë e Haradinajt dhe kjo ka bërë që ai të ndjehet i anashkaluar dhe i lënduar.
Pacolli, në emision “Debap Plus” në RTV Dukagjini, tha se nuk do të ishte kundër një koalicioni edhe me AAK-në, por Ahmeti duhej ta ftonte atë fillimisht për ta diskutuar. Sipas tij, këtë ia ka thënë edhe kreut të PSD-së dhe Ramush Haradinajt.
“Ndodhi diçka e papritur që unë nuk e kisha bërë. Isha jashtë dhe kthehem e dëgjoj që ata kanë bërë koalicion me AAK-në. Nuk ka qenë që diçka unë se kam pritur, por ka qenë e rrugës që para se me vendos për atë koalicion, mu ul dhe të bisedojmë. ‘Shiko, na jemi partnerë, kemi një marrëveshje, kemi obligime ndaj njëri-tjetrit çfarë mendon nëse e bëjmë këtë’, nuk do të isha bllokues por ka qenë e rrugës që të diskutohet. Këtë ia kam thënë edhe Haradinajt dhe Ahmetit që jam ndjerë i anashkaluar dhe i lënduar me këtë veprim”, tha Pacolli.
Pas prishjes së marrëveshjes me PSD-në, Pacolli tha se u bë më e qartë bashkëpunimi me Nismën. /KsP.
-
Behgjet Pacolli është dorëhequr nga pozita e kryetarit të AKR-së
-
Haradinaj: Moskoordinimi me Amerikën e ka rrezikuar interesin nacional
-
Pacolli: Do i ofroj mundësi të mira kryeqytetit
-
Pacolli: Kosova do të ishte krejtësisht ndryshe, nëse do të qeveriste AKR-ja
-
AKR-ja thotë se LDK-ja nuk e respektoi marrëveshjen për renditje në listën zgjedhore