Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar në vendosjen e Kosovës në pozitë të favorshme në raport me Serbinë.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se ky ishte dakordim i përbashkët në mbledhjen e së mërkurës të kryesisë së AAK-së, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend.
Sipas Haradinajt, mosdakordimi me aleatët, e sidomos me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional te shtetit.
“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Moskoordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.
-
Haradinaj përmend një “qeveri të unitetit kombëtar” përfshirë edhe VV-në, por pa Kurtin
-
Haradinaj: Qeveria neglizhoi këshillat e aleatëve, AAK-ja do ta ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë
-
Haradinaj: Kurti e dërgoi veriun në prag të ndarjes nga Kosova
-
Haradinaj: Kam provuar ta këshilloj kryeministrin, por nuk e ka kuptuar rëndësinë e rolit amerikan
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike