Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e ka quajtur sërish gënjeshtar e manipulues kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, derisa ka thënë se Komuna është përgjegjëse për mirëmbajtjen e fushës në "Fadil Vokrri". Ajo e ka pyetur në Facebook se kush po ia bllokon investimet dhe mirëmbajtjen.
Pacolli ka shpërndarë deklarimin e Ramës kur në janarin e 2023-s pati thënë se po shqyrtohen mundësitë që stadiumi i ri i Prishtinës të jetë si ai Olimpik në Stamboll.
“Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për investime dhe mirëmbajtjen e fushës në stadiumin e Prishtinës. Kush po t'i bllokon investimet dhe mirëmbajtjen e fushës o Perparim Rama? ‘Pak llap, pak gollak’, pak rrenc e pak manipulant”, ka shkruar ajo.
Ndërsa, Rama i ka thënë KOHËS se “dihet kush është përgjegjës për këtë”.
“Demokraci! Munden me than çka të kanë qejf, të pavërteta e pallavra. Dihet kush është përgjegjës për këtë, është publike marrëveshja. Ne po e shtyjmë procesin para për stadiumin e ri”, ka thënë ai.
Kosova e Izraeli luajtën në kushte të vështira të dielën mbrëma. Fusha në “Fadil Vokrri” ishte e rënduar nga reshjet e shumta të shiut.
-
Akuza e reagime të shumta për gjendjen e fushës në stadiumin e Prishtinës
-
Reagon Komuna e Prishtinës: Mirëmbajtja e stadiumit “Fadil Vokrri” përgjegjësi e FFK-së
-
“Fadil Vokrri” mbyllet sërish
-
Haxhiu akuzon MKRS-në “për zhvatjen e 1 milion eurove” nga renovimi i fushës në “Fadil Vokrri”
-
Fillojnë punimet për rinovimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”