Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë tri lëndë për hetim, siç ka thënë, duke kërkuar zbardhjen e dyshimeve për shpronësim dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.
“Mbrojtja e pronës publike është obligim i institucioneve dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Askush nuk mund të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme në dëm të interesit publik”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ajo ka thënë se Ministria do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur pronën publike dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo dyshim mbi keqpërdorimin e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Pacolli paralajmëron pezullimin e kompetencave, komunave që dështojnë në menaxhimin e mbeturinave
-
Pacolli: Do t’i ashpërsojmë gjobat ndaj komunave, mbeturinat në Prishtinë po rrezikojnë shëndetin publik
-
Qeveria në detyrë dyshon për keqpërdorime me shpronësimet e pronave në Ferizaj
-
Pacolli ngre shqetësime për dy raste shpronësimi në Ferizaj
-
Pacolli: Prishtina bëri shkelje ligjore me menaxhimin e deponisë në Matiçan