Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se dialogu me Serbinë hap rrugën e dy vendeve drejt integrimit evropian.
Sipas tij, dialogu në Bruksel nuk zhvillohet për territore e popuj, por për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe hapjes së rrugës së integrimeve euro-atlantike.
“E kam vlerësuar në drekën e përbashkët të punës me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Gjermanisë e Polonisë si bashkorganizatore të takimit në Varshavë në kuadër të Procesit të Berlinit, se bashkëpunimi rajonal është thelbi i ecjes përpara, dhe ky bashkëpunim duhet të mbështetet në marrëveshje, dialog dhe në zgjidhje paqësore”, ka shkruar ai në Facebook.
Pacolli ka theksuar se procesi i Berlinit është nismë e rëndësishme, që po ndihmon gjithë rajonin në vendosjen e lidhjeve infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe mbi të gjitha lehtësimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të Kosovës në Ballkan, transmeton Koha.net.
Sipas tij, Kosova është pjesë e pandashme e këtij procesi dhe po ecë me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje paqësore.
Ai ndër të tjera ka thënë se “keqpërdorimi që po bën Serbia duke manipuluar me procesin e Dialogut po dëmton perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor”.
-
Pacolli: Duhet t’i zgjidhim problemet e trashëguara me Serbinë
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve
-
Sorenseni për dialogun Kosovë – Serbi: Po bëhet përparim
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
-
Borrelli-Gjuriqit: Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut