Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, mori pjesë në sesionin plenar të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili po zhvillohet në Varshavë nën bashkëdrejtimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Czaputoëicz dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.
Në këtë sesion, Pacolli theksoi progresin e Kosovës në zgjidhjen e çështjeve me fqinjët tanë, si dhe nevojën e zgjidhjes së problemeve të trashëguara me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
“E vetmja rrugë para për rajonin është komunikimi i lirë dhe i mirë mes qytetarëve tanë, andaj Republika e Kosovës është e përkushtuar që të gjejë zgjidhje për të lehtësuar këtë proces”, deklaroi Pacolli, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie
Kryediplomati kosovar foli edhe për nevojën e lëvizjes së lirë, pa viza, të qytetarëve të Kosovës në Bosnje Hercegovinë dhe në Zonën Schengen.
Në këtë sesion po marrin pjesë edhe përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Austrisë, Bullgarisë, Rumanisë, Sllovenisë, Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian dhe Zyrës Rajonale për Bashkëpunim./KsP.
-
Pacolli në Samitin e Ballkanit Perëndimor, aty diskutohen çështjet më të rëndësishme për rajonin
-
Pacolli: Dialogu me Serbinë nuk zhvillohet për territore por për normalizim të marrëdhënieve
-
Pacolli në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor
-
Pacolli në Forumin Ekonomik Botëror: Mosmarrëveshjet politike po e pengojnë bashkëpunimin ekonomik
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi