Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se shefi i diplomacisë turke shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i Pacollit në Facebook:
Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse.