Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka mbajtur një performancë simbolike në shenjë proteste dhe kërkese për drejtësi ndaj vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, raporton Ekonomia Online.
Gjatë aksionit, aktivistët ngjitën postera në hyrjen e stacionit të policisë me mbishkrimin “Komandën e fundit e dha frymën”, si dhe në objektin e gjykatës me mesazhin “Pa drejtësi s’ka qetësi”, duke përcjellë kështu mesazhe për domosdoshmërinë e llogaridhënies institucionale.
AVONET ka kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm për rastin, duke theksuar se ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur dyshime serioze për shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e zyrtarëve policorë.
Performanca u zhvillua paralelisht me seancën gjyqësore që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, ndaj pesë policëve të përfshirë në lidhje me rastin.
-
Vëllai i Agon Zejnullahut: Kërkojmë hetim të plotë e transparent
-
Të shtunën protestë para stacionit policor në Lipjan për Zejnullahun
-
Kërkohet mobilizim shoqëror për të kërkuar drejtësi për Agon Zejnullahun
-
Themelorja edhe në rivendosje cakton paraburgim për pesë policët në Lipjan
-
Sindikata kërkon monitorim të të drejtave të pesë policëve të ndaluar për vdekjen e Agon Zejnullahut