Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook, ka thënë se dy përfaqësuesit e organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Migjen Shala, kanë kërkuar nga ai që të kthejë në pikën zero rastin me listat e veteranëve.
Thaçi ka shkruar se dy përfaqësuesit e shohin si zgjidhje të vetme përfshirjen e Thaçit në rastin e fryrjes së listave të veteranëve të UÇK-së.
“Sot prita përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Migjen Shalën. Përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me listat e veteranëve të UÇK-së dhe kërkuan që të ushtroj autoritetin tim, që i tërë procesi të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta”, ka shkruar Thaçi.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka insistuar se numri i veteranëve të luftës është shumë më i madh sesa që pohon Thaçi.
-
Kundërshtohet amnistia për veteranët 'mashtrues'
-
Gucati: E mbështesim marshin e 12 shtatorit, por s’mund të jemi aty ku ftohet VV-ja
-
Mbi 80 mijë nënshkrime për peticionin e veteranëve, synohet dërgimi në Hagë deri në fund të prillit
-
OVL-UÇK kërkon reagim ndërkombëtar: Thaçit iu refuzua pjesëmarrja për varrimin e babait
-
Hysni Gucati zgjidhet kryetar i OVL-UÇK