Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijes së një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer”.

“Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar ajo.

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ukrainën me rastin e Ditës së Pavarësisë së saj.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj e kuptojnë më së miri luftën e popullit të Ukrainës.

"Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas", është shprehur Haradinaj.