Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin amerikan, Donald Trump, për marrjen e detyrës.
Në një letër drejtuar Trumpit, Osmani tha se Kosova me krenari mbetet kombi më pro-amerikan në botë, duke shtuar se populli i Kosovës e vlerëson lidhjen e palëkundur me SHBA-në.
Ajo përmendi edhe përkushtimin e Trumpit për të avancuar rrugën që çon në njohjen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Lidershipi dhe përkushtimi juaj për të avancuar rrugën e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është diçka që ne e vlerësojmë dhe e mbështesim me vendosmëri. Si presidente e Republikës së Kosovës ndaj bindjen tuaj se kjo do të kontribuojë edhe për paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë kontinentin evropian. Jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë bashkërisht për t'u siguruar se ky qëllim të arrihet dhe të forcohen marrëdhëniet tona duke ecur përpara”, ka thënë Osmani në letrën drejtuar Trumpit.
Në letrën e saj, Osmani ka deklaruar tutje se Kosova qëndron si partnere krenare e SHBA-së.
“Fitorja juaj historike pasqyron besimin e thellë që populli amerikan ka vendosur nën udhëheqjen t uaj dhe vizionin tuaj për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat e qëndrueshme të lirisë dhe demokracisë, parime që i lidhin dy vendet tona”, ka thënë ajo.
-
Osmani pranon letër nga Trumpi, e falënderon për bashkëpunimin me SHBA-në
-
Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re
-
Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re
-
Trumpi e vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë