Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar presidenten e re të Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila fitoi në zgjedhjet e së dielës.
Osmani ka thënë se shpreson nën presidencën e Sheinbaumit, do të ofrohet mundësia për bashkëpunim të zgjeruar mes Kosovës dhe Meksikës.
“Urime Presidentes së zgjedhur Claudia Sheinbaum në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese t’i shohësh shumë gra që marrin role udhëheqëse. Shpresoj se presidenca e saj do të ofrojë mundësi për bashkëpunim të zgjeruar mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike bindëse.
Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës ka thënë se rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës.
-
Claudia Sheinbaum do të betohet si gruaja e parë presidente e Meksikës
-
Claudia Sheinbaum zgjidhet presidentja e parë grua e Meksikës
-
Meksika do ta ketë për herë të parë një grua si presidente
-
Presidentja e Meksikës do të ngrejë padi ndaj burrit që e ngacmoi në rrugë
-
Video: Qytetari e puth dhe tenton t’ia prekë gjoksin presidentes meksikane