Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Claudia Sheinbaum zgjidhet presidentja e parë grua e Meksikës

Claudia Sheinbaum Meksika

Claudia Sheinbaum, presidentja e ardhshme e Meksikës

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike bindëse.

Autoriteti zyrtar zgjedhor i Meksikës ka thënë se rezultatet paraprake treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi midis 58% dhe 60% të votave në zgjedhjet e së dielës, raporton BBC.

Kjo i jep asaj një epërsi prej më shumë se 30 pikë përqindjeje ndaj rivales së saj kryesore, biznesmenes Xóchitl Gálvez.

Mbështetësit e saj po festojnë në Zócalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexojnë "Claudia Sheinbaum, presidente"

Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim, Andrés Manuel López Obrador, më 1 tetor.Si një ish-shkencëtare e energjisë, ajo ka premtuar vazhdimësi, duke thënë se ajo do të vazhdojë të ndërtojë mbi "përparimet" e bëra nga López Obrador.

Mbështetësit e saj po festojnë në Zócalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexojnë "Claudia Sheinbaum, presidente".

Edhe Claudia Sheinbaum do të betohet si gruaja e parë presidente e Meksikës Botë Claudia Sheinbaum do të betohet si gruaja e parë presidente e Meksikës

Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum ishte kryetare e qytetit të Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe që shihet si hapja e rrugës për presidencën.

Sheinbaum, gjyshërit e nënës hebrenj të së cilës emigruan në Meksikë nga Bullgaria duke ikur nga nazistët, pati një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare përpara se të merrej me politikë. 

Të dy prindërit e saj ishin shkencëtarë dhe Sheinbaum studioi fizikë përpara se të vazhdonte të merrte një doktoraturë në inxhinierinë e energjisë.

Ajo kaloi vite në një laborator kërkimor të njohur në Kaliforni duke studiuar modelet meksikane të konsumit të energjisë dhe u bë eksperte për ndryshimet klimatike.


Meksika do ta ketë presidenten e parë grua në historinë e saj

Claudia Sheinbaum do të jetë presidentja e parë grua e Meksikës, sipas sondazheve të daljes, raportoi të hënën BBC-ja.

Edhe Meksika do ta ketë për herë të parë një grua si presidente Botë Meksika do ta ketë për herë të parë një grua si presidente

Ish-kryetarja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos parashikohet të fitojë 56% të votave në zgjedhjet e së dielës, duke mposhtur bindshëm rivalen e saj kryesore, biznesmenen Xochitl Galvez.

Edhe rezultatet paraprake i japin asaj epërsi të gjerë.

Nëse konfirmohen sondazhet e daljes, Sheinbaumi do ta zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim Andres Manuel Lopez Obrador, më 1 tetor.

Ajo ka thënë se do të vazhdojë me përparimet e bëra nga Lopez Obrador.

Partia e tyre Morena tashmë ka shpallur fitoren - mirëpo Galvez u kërkoi mbështetësve të saj t’i presin rezultatet zyrtare, që priten të shpallen të hënën.

Edhe Kolumne Claudia, rrëfimi se si ndërroi një shtet

Përveç presidentes së re, votuesit zgjedhin gjithashtu anëtarët e Kongresit të Meksikës dhe guvernatorët në tetë shtete, kreun e qeverisë së qytetit të Meksikos dhe mijëra zyrtarë lokalë.

Lopez Obradorit, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2018, iu ndalua të kandidojë për një mandat të dytë sipas kushtetutës së Meksikës, e cila i kufizon presidentët në një mandat të vetëm gjashtëvjeçar.