Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar besimtarëve ortodokë Pashkët, me mesazhin që paqja dhe respekti të mbizotërojë.
Osmani tha se festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore.
Në komunikatën e Presidencës u tha se Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe e shpresës.
“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen! Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.
-
Osmani: Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne
-
Osmani, Kurti e Konjufca urojnë Pashkët ortodokse
-
Osmani: Festat si Pashkët, rikujtojnë se fuqia e shpresës triumfon mbi sfidat më të mëdha
-
Osmani: Solidarizohemi me ukrainasit që festojnë Pashkët nën atmosferën e luftës
-
Osmani uron Krishtlindjen: Të na bashkojë tradita, respekti, solidariteti dhe mikpritja