Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Solidarizohemi me ukrainasit që festojnë Pashkët nën atmosferën e luftës

vjosa osmani,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të dielën Pashkët ortodokse.

Osmani ka thënë se Pashkët janë manifestim i forcës së përbashkët, humanizmit e solidaritetit, duke shtuar se sot duhet të ketë solidarizim me ukrainasit që festojnë në atmosferë të luftës.

“Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia. Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e shtetit ka shtuar se shumë besimtarë janë duke e kremtuar këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në Evropë kërcënohen prej ashpërsive.

“Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës”, ka përfunduar Osmani.