Presidentja, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Sipas njoftimit të Presidencës gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale.
Në njoftim thuhet se në këtë samit do të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderë të tjerë botërorë.
“Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, thuhet se do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar zotëriu i parë, Prindon Sadriu.
-
Osmani takon liderë botërorë në Samitin mbi inteligjencën artificiale
-
Samiti për AI, Osmani: Kosova duhet të përfshihet në këtë transformim
-
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan, i shpreh përkushtimin për thellim bashkëpunimi
-
Osmani në Francë për samitin e krerëve të Organizatës së Frankofonisë
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë