Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i vizitojë qytetarët në veri të Kosovës.
Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në veri që të ndërrojnë targat ilegale të lëshuara nga Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shumë shpejt do të jem edhe në veri për t’i vizituar qytetarët. Sa i përket vizitave në komuna, duhet të ketë edhe vullnet nga kryetarët e komunave, siç kishte nga kryetari i Mamushës. Dua t’u bëjë thirrje gjithë qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës që të mos bien pre e propagandës ruso-serbe. Institucionet e Kosovës kanë një qëllim, që qytetarët të jenë të barabartë, të trajtohen njëjtë para ligjit, e atyre t’u sigurohet jetë e qetë, e sigurt dhe e barabartë. E kanë këtë mundësi të jashtëzakonshme që pa shpenzime të ndryshojnë targat, t’i largojnë ato të kohës së Millosheviqit, dhe t’i pranojnë e vendosin ato që njihen nga institucionet e Kosovës. Për fat të ke ata çdo ditë kërcënohen nga strukturat kriminale, nga bandat kriminale. Policia jonë do të jetë atje për t’i mbrojtur, ata asnjëherë nuk janë atje për të kërcënuar. Jemi atje për t’i mbrojtur gjitha komunitetet”, tha Osmani gjatë takimit në Mamushë me kryetarin Abdulhadi Krasniq.
Ajo ka thënë se Kosova po bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë që të mos lejohet destabilizimi i situatës.