Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Thyerja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, fitore për të gjithë popullin

Osmani: Thyerja e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë, fitore për të gjithë popullin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe të shtunën në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, me ç ‘rast ka thënë se Beteja e Koshares tregoi pabarazi në armatim dhe se ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim.

Osman i ka thënë po ashtu se thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi fitore për të gjithë popullin e Kosovës.

“Sot, ne e përkujtojmë këtë betejë si njërën ndër momentet më krenare të historisë sonë të re. Ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim dhe se vendosmëria për ta arritur atë dhe shpirti i një populli janë të pathyeshme. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore për vajzat e djemtë e UÇK-së, por edhe për gjithë popullin e Kosovës. Ne u falemi atyre, sakrificës së Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Xhemajl Fetahut dhe mijëra dëshmorëve të tjerë që ranë për lirinë e Kosovës. Ata qëndrojnë në themele të lirisë dhe të shtetësisë sonë. I përjetshëm kujtimi për heronjtë e Koshares!”, ka thënë Osmani.