Sot, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të përbërë nga përfaqësues të trembëdhjetë agjencive të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga Ulrika Richardson, koordinatore zhvillimore e OKB-së në Kosovë.
Siç njofton kumtesa për media, në këtë takim u diskutua për projekte zhvillimore, të cilat përkrahen nga këto agjenci. Kryekuvendarja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim me këto agjenci.
“Temë qendrore e diskutimeve ishte investimi në fushat që janë në funksion të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, specifikisht në krijimin e parakushteve për barazi në punësim, sigurim të shëndetit të grave shtatzëna dhe të nënave, pastaj të drejtat e punëtorëve, mbrojtje të mjedisit etj”, thuhet në njoftim.
Kryekuvendarja Osmani theksoi, po kështu, nevojën për rritje të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe politika të punësimit.
“Palët u pajtuan që ta intensifikojnë bashkëpunimin, në mënyrë që të rritet cilësia e punës së Kuvendit të Kosovës nëpërmjet përkrahjes nga këto agjenci.”, përfundon njoftimi.
-
Osmani dhe zyrtarët e OKB-së pajtohen për thellim të bashkëpunimit
-
Osmani takohet me Richardsonin, bisedohet ndër tjera për menaxhimin e pandemisë e për vaksinat
-
Kurti takohet me përfaqësues të agjencive të OKB-së, i njofton për “progresin e Kosovës”
-
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara me statusin e vendit kandidat për BE
-
Osmani takoi deputeten Kearns, pret që ajo ta vazhdojë angazhimin ndaj Kosovës