Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me Richardsonin, bisedohet ndër tjera për menaxhimin e pandemisë e për vaksinat

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka pritur sot në takim koordinatoren për Zhvillim të OKB-së, Ulrika Richardson.

Në takim Richardson ka përgëzuar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve më 14 shkurt dhe ka uruar popullin e Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.

Në takim është diskutuar edhe për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinave.

“Palët diskutuan për rëndësinë e shndërrimit të pritshmërive të qytetarëve në punë dhe në projekte konkrete. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për avancimin e pozitës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të grave. Njëkohësisht, u theksua nevoja për bashkrëndim të politikave publike dhe projekteve të ndryshme zhvillimore me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e prioritizimit të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë si dhe sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës, si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në këtë drejtim”, thuhet nga zyra për media e Presidencës.