Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, ku ndër temat e diskutimit ka qenë sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave.
Osmani në El Salvador udhëtoi për inaugurimin e Bukeles, i cili veten e kishte quajtur “diktatori më ‘cool’ në botë”.
42-vjeçari është president i El Salvadorit nga viti 2019. Ndërsa nga shumë kritikë e analistë politikë e gazetarë, ishte cilësuar si autokrat e autoritar.
“El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën. Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, ka shkruar Osmani në Facebook.
-
Osmani në inaugurimin e “diktatorit më ‘cool’ të botës”
-
Osmani e presidenti kolumbian diskutojnë për “fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”
-
Osmani takon zyrtaret amerikane, siguria çështje diskutimi
-
Osmani takohet me kryediplomatin e Somalisë: Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend