Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Doha të Katarit me kryediplomatin e Somalisë, Abshir Omar Juma.
Somalia, sipas Serbisë, ka tërhequr njohjen e Kosovës.
Por, Osmani ka njoftuar se në takim me ministrin Juma është rikonfirmuar marrëdhënia e shkëlqyer bilaterale mes dy vendeve dhe përkrahja e ndërsjellë.
“Ne kemi rikonfirmuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera biletarale dhe përkrahjen e ndërsjellë, ndërsa kemi diskutuar mundësinë për rritjen e bashkëpunimit në fusha tjera”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Osmani në Doha ka marrë pjesë në Forumin e Dohas me ftesën e emirit të Katarit, Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani.
“Kjo vizitë shërbeu për të rikonfirmuar përkushtimin e të dyja palëve për të intensifikuar bashkëpunimin në mes të vendeve tona në fusha e sektorë strategjik. Ishte po ashtu një mundësi ideale për të takuar përfaqësues të vendeve aleate, si dhe partnerë potencial me të cilët na bashkojnë objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani.
Happy to meet the Foreign Minister of Somalia, @abshirhuruse, at @DohaForum.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 11, 2023
We reaffirmed our excellent bilateral relations and mutual support, while we also discussed the potential for a more enhanced cooperation in different areas. pic.twitter.com/qJpspEjDga
-
Osmani e Kurti presin në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social
-
Osmani pret mbështetjen e Katarit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Osmani takon kryeministrin e shtetit për të cilin Vuçiqi thoshte se e ka çnjohur Kosovën
-
Osmani takon presidentin e shtetit që nuk e njeh Kosovën
-
Pas njohjes nga Siria, Osmani: Do të kemi edhe shumë lajme të mira në muajt që vijnë