Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Ne] York me kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah.
Osmani në takim ka kërkuar mbështetjen e kryeministrit të Kuvajtit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe të ushtrojë ndikim pozitiv në vendet e Organizatës Islamike që nuk e kanë njohur Kosovën.
këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e kryeministrit Al-Hamad Al-Sabah në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe të ushtrojë ndikim pozitiv në vendet e Organizatës Islamike, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, duke qenë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon. Më tej, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve me Kuvajtin. Në këtë kontekst, ajo përmend praninë e ushtarëve të FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt, të cilët ndodhen në këtë shtet në kuadër të angazhimit të përbashkët me ushtarët amerikanë nga Garda e Iowas. Presidentja Osmani dhe kryeministri Al-Hamad Al-Sabah u pajtuan për ta finalizuar nënshkrimin e disa marrëveshjeve, përfshirë edhe atë mbi "Statusin e Anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë Stacionit të tyre të përkohshëm në Shtetin e Kuvajtit". Presidentja ka theksuar se Kosova synon ta finalizojë edhe një marrëveshje për mbrojtjen e ndërsjellë dhe promovimin e investimeve të huaja”, thuhet nga Presidenca. “Të dy palët u pajtuan për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve diplomatike, si dhe mirëpritën idenë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kuvajt dhe atë të Kuvajtit në Kosovë”.
Osmani edhe në këtë takim ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
-
Osmani ia thekson sekretarit të Ligës Arabe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani flet për mbështetje nga administrata Trump 2: Kjo duhej t’i pengonte vetëm Serbisë
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë
-
Shtatë shtete mosnjohëse nën “llupën” e Kosovës në Bordin e Paqes