Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani takohet me kreun e EULEX-it, potencon se Serbia shkeli marrëveshjen e Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin e Policisë së Kosovës sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, që u mbajt më 23 prill.

Osmani ka thënë se Serbia ndërhyri paligjshëm në zgjedhjet në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin me Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë përgjatë procesit zgjedhor në komunat në veri të Republikës së Kosovës. Ajo potencoi se veprimet e Serbisë para 23 prillit si dhe në ditën e zgjedhjeve dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e Republikës së Kosovës nëpërmjet metodave të kërcënimeve e dhunës ndaj serbëve lokal në komunat veriore. Një veprim i tillë, potencoi ajo, është jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe normat e aplikueshme juridike ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.