Pas takimit të mbajtur me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, është pritur të hënën nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi Osmani-Fajon, ka nisur rreth orës 11:30 në Presidencë.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në minutat e parë të takimit.
Pas presidentes, Fajon pritet të takojë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca rreth orës 13:40.
Në konferencën për media të mbajtur me Gërvallën, Fajoni u deklarua rreth dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin tha se Sllovenia e përkrah, derisa shtoi se dy vendet duhet të flasin për normalizim të raporteve.
“Çdo situatë e krizës rrezikon imazhin e shtetit dhe për këtë duhet të mos futemi në këtë. I jam ofruar për të ndihmuar në normalizimin mes shteteve. Siç e dini, Sllovenia e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe gjithmonë flasim kur bëhen gjendje të reje. Në prill do të kemi zgjedhje që këto në pjesën veriore duhet të jenë të lirë dhe të ndershme”, deklaroi Fajon.

-
Ministrja e Jashtme sllovene të hënën në Kosovë, pritet nga Osmani dhe Konjufca
-
Diplomatja sllovene kërkon nisjen e diskutimeve për propozimin evropian, Qeveria intensifikimin e tyre
-
Fajon: Sllovenia e përkrah dialogun Kosovë-Serbi, të flitet për normalizimin e raporteve
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Gërvalla e Fajon flasin për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Slloveni