Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fajon: Sllovenia e përkrah dialogun Kosovë-Serbi, të flitet për normalizimin e raporteve

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, deklaroi se Sllovenia e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, derisa tha se dy vendet duhet të flasin për normalizim të raporteve.

Ajo deklaroi të hënën para mediave në Kosovë se Sllovenia është krah Kosovës dhe sipas saj, negociatat duhet të zhvillohen shpejt.

“Çdo situatë e krizës rrezikon imazhin e shtetit dhe për këtë duhet të mos futemi në këtë. I jam ofruar për të ndihmuar në normalizimin mes shteteve. Siç e dini, Sllovenia e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe gjithmonë flasim kur bëhen gjendje të reje. Në prill do të kemi zgjedhje që këto në pjesën veriore duhet të jenë të lirë dhe të ndershme”, deklaroi Fajon.

Sipas saj, jetesa në veri të Kosovës duhet të jetë e thjeshtë, e për këtë, siç u shpreh ajo, duhet të merret shembull nga Ukraina.

“Duam që jeta të bëhet sa më e thjeshtë, e për këtë mund të ndihmojmë pasi lufta në Ukrainë e ka theksuar dëshirën që të arrijmë që Kosova të bëhet më stabile. Kurse për atë siç e keni parë, propozimin, Kosova besoj do të ulet në tavolinën e bisedimeve dhe të flasë për normalizimin me Serbinë dhe këto negociata të bëhen sa më të shpejt”.