Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet e shtetit nuk do të ndalen asnjëherë në kërkim të drejtësisë për krimet e luftës, teksa ka kujtuar masakrat e Stuenicës dhe Llashticës.
25 vjet më parë, në një nga ofensivat e Serbisë ishin shfarosur e masakruar 6 të moshuar dhe katër vajza të mitura të familjeve Lipaj dhe Zeqiraj në Studenicë të Istogut.
Po të njëjtën ditë, më 13 prill 1999, ishin pushkatuar e djegur 13 shqiptarë në Llashticë të Gjilanit. Ndër viktimat ishte edhe një dyvjeçar.
“Barbaria e regjimit kriminal nuk njohu moshë, prandaj drejtësia është e domosdoshme dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë në kërkim të saj”, thuhet në përkujtimin e publikuar në faqen e Presidencës në Facebook. “Drejtësia për ta është angazhim i pareshtur i yni”.
-
Osmani pas kërkesës së ZPS-së: Gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe ato të luftës i kreu Serbia
-
Osmani për masakrën e 3–4 shkurtit 2000 në Mitrovicë: Drejtësia mbetet kërkesë e pandalshme
-
Osmani: Urgjencë kombëtare, dokumentimi i krimeve të kryera gjatës luftës në Kosovë
-
Osmani kërkon që vajzat të mos i përfshihen në luftë politike, disa gazetarë i quan “Radoiçiqa”
-
Osmani: Largova vajzat nga shkolla publike shkaku i sigurisë