Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrojnë krah Ukrainës kundër agresionit rus sepse e dinë se sa i lartë është çmimi për lirinë, duke aluduar në luftën e fundit në Kosovë.
Në dyvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës, në një postim në “X”, Osmani ka shkruar se liria do të mbizotërojë përsëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar ajo.
Kosova është në mesin e shteteve që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Ukraina nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.