Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është kundër përfshirjes së Rusisë në dialogun për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Ajo ka thënë se përfshirja e Rusisë në dialog do të ishte hap prapa.
"Në vitin 2010 kur Asambleja ka vendosur si të procedohet për dialogun absolutisht ka kundërshtuar një format ku është i përfshirë edhe Rusia. Nëse kthehemi në formate ku Rusia ka pasur zë dhe rol besoj qe kthehemi mbrapa. Nuk e shoh aspak të nevojshme e aq më pak si ndihmesë përfshirjen e Rusisë në këtë proces. Rusia e ka dëshmuar që qëllimin e vet në Ballkan e ka destabilizimin e rajonit. Kjo është një çështje që BE do të duhej ta trajtonte me seriozitet", ka thënë Osmani.
Më herët ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Botsan Harchenko, ka thënë se nëse Serbia kërkon përfshirjen e Rusisë, atëherë vendi i tij do ta shqyrtojë këtë. E lidhur me këtë SHBA-ja ka thënë se çdokush që ka ide të mira për paqen në rajon është i mirëseardhur.
-
Osmani: Evropa ta përqendrojë vëmendjen në Ballkanin Perëndimor, si hap kyç për sigurinë
-
Osmani: Rusia e Serbia janë kërcënim për Kosovën, të mos përkëdhelen nga BE-ja
-
Osmani: Nuk mund ta trajtosh Rusinë si agresor e Serbinë si partner të paqes
-
Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
-
Osmani: Para dialogut, të hiqen masat ndaj Kosovës