Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës në 24-vjetorin e themelimit.
“6 shtatori shënon një moment historik, të rëndësishëm në historinë e Kosovës - ditën e themelimit të Policisë së Kosovës”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se Policia e Kosovës është shndërruar në një simbol të përkushtimit, guximit dhe profesionalizmit të palëkundur.
“Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit të Republikës”, tha Osmani.
Osmani ka thënë se Policia e Kosovës është e gatshme për t’iu përgjigjur çdo situate.
“Gra e burra të Policisë së Kosovës janë kurdoherë të gatshëm për t'iu përgjigjur çdo situate, për ta ofruar ndihmën e tyre dhe për ta mbrojtur rendin dhe ligjin, ndaj një falënderim i përzemërt për secilin prej tyre! Zotimi, përkushtimi dhe profesionalizmi juaj, janë shpresë dhe garanci për qytetarët e Kosovës për një mjedis të qetë dhe të sigurt! Urime dita e themelimit të Policisë së Kosovës!” – tha Osmani.
-
Osmani: Kosova e ka vendin në Interpol
-
Osmani: FSK-ja, mbrojtëse e pakompromis e sovranitetit dhe integritetit territorial
-
Kurti: Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë
-
Osmani: Forca tona të gatshme ta mbrojnë Kosovën në çdo cep të saj
-
Osmani u drejtohet 18-vjeçarëve: Ruajtja e Kosovës është amaneti më i rëndësishëm për ju