Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në takim me Kosnettin: Qytetarët votuan për ndryshim

Fitorja e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me listën e Vjosa Osmanit, sipas kësaj të fundit, ka qenë qëndrimi i qartë i qytetarëve për ndryshim.

Në një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Osmani ka thënë se janë pajtuar që formimi i institucioneve të reja duhet të jetë prioritet për të siguruar stabilitet dhe angazhim të palëkundur në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Në anën tjetër, Kosnetti në Twitter ka shkruar se mezi pret të bashkëpunojë me Osmanin dhe qeverinë e re sapo të formohet për të adresuar sfidat urgjente dhe qëllimet e përbashkëta.

Paraditen e sotme, Kosnetti takoi edhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, të cilit i kërkoi formimin sa më të shpejtë të Qeverisë. VV-ja të dielën regjistroi fitore historike duke iu afruar 50-përqindëshit. Osmani është kandidate për presidente nga kjo listë.