Zyra e Presidentes ka njoftuar se në takimet e sotme të presidentes Vjosa Osmani me kryetarët e partive opozitare ku u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, krerët opozitarë janë informuar për rreziqet e shkaktuara nga Serbia si shkak i agjendës së saj destabilizuese e luftënxitëse.
Më tej bëhet e ditur se në të gjitha takimet janë përgëzuar institucionet e sigurisë për ballafaqimin me sulmuesit, të cilët janë quajtur struktura të dirigjuara nga Serbia e që kanë kryer sulm terrorist kundër Kosovës.
“Presidentja Osmani ka theksuar se uniteti nacional në këtë kohë të rëndë për Kosovën është imperativ dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku. Ajo i ka falënderuar partitë opozitare për qëndrimin korrekt dhe përkrahjen ndaj institucioneve të sigurisë në këtë fazë të ballafaqimit më agjendën destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.
Zyra e Presidencës ka shtuar se liderët opozitarë do të njoftohen në çdo fazë të zhvillimeve dhe se do të ketë bashkërendim të plotë me aleatët.
-
Osmani: Kosova bashkë me aleatët do ta frenojë çdo sulm të mundshëm nga Serbia
-
Osmani bën thirrje për unitet përballë Serbisë, bojkotohet nga dy parti opozitare
-
Osmani kërkon unitet mes institucioneve dhe partive për përballim të sfidave
-
Osmani: I domosdoshëm ballafaqimi me drejtësinë i grupeve kriminale në veri
-
Osmani: Bandat e Vuçiqit duan destabilizim, veprimet e tyre të dënohen