Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar unitet midis institucioneve dhe partive politike për t’i përballuar sfidat aktuale në të cilat po kalon vendi.
Në një deklaratë për medie të lëshuar nga Zyra e Presidencës pas takimit të Osmanit me kryetarët e partive opozitare të mbajtur të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Presidentja ka vlerësuar se bashkëpunimi dhe dialogu i hapur ndërmjet institucioneve dhe partive politike janë thelbësore për t’i përballuar sfidat aktuale dhe për të punuar së bashku drejt arritjes së synimeve të përbashkëta që përfshijnë mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe kushtetutshmërisë si dhe fuqizimin ndërkombëtar të Republikës, sikurse edhe në përmbushjen e prioritetit tonë shtetëror, anëtarësimin në NATO dhe BE”, thuhet në njoftim.
Gjatë paradites të së enjtes, Osmani ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërsa pasdite me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë.