Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se aleanca ushtarake NATO është fati i Kosovës.
Në 75-vjetorin e themelimit të NATO-s, Osmani ka përsëritur se rrugëtimi i Kosovës drejt aleancës nuk do të lëkundet.
“NATO-ja është zotim për brezat e ardhshëm se ata do të trashëgojnë një botë më të sigurt. NATO është fati ynë. Është fati i Kosovës. Rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në aleancë nuk pushon, nuk lëkundet. Ne vazhdojmë të ecim përpara së bashku. Gjithmonë”, ka shkruar Osmani në “X” të enjten.
LEXO EDHE: