Auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani, ka thënë se Sistemi i Informimit Shëndetësor në vend është në fazën e fundit para kollapsimit dhe se duhet ndërmarrë menjëherë masa për futjen në funksion të tij.
Në Express Intervistën në KTV, Osmani ka thënë se faza pilot e këtij sistemi është dashur të mbyllej më 2013. Sipas tij, në raportin e fundit të Auditorit është kuptuar se pajisjet për funksionim të këtij sistemi janë amortizuar në masë të madhe për shkak të mos funksionimit qe tri vjet.
“Për dallim prej raporteve tjera, auditimi i SISH-it ishte kërkesë e parlamentit. Ne kemi marrë me prioritet dhe kemi adresuar. Është punuar gjatë. I gjithë sistemi është i ndërlikuar dhe ka në vete disa sisteme. Kemi dhënë një numër rekomandimesh. Ka mungesë të madhe në zbatimin e këtij sistemi. Është dashur faza pilot të mbyllej më 2013. Për futjen në aplikim për tri vjet nuk janë përdorur fare pajisjet dhe kanë pasur një shkallë të madhe të amortizimit. Pjesëmarrja e qytetarëve që ju kanë nënshtruar aplikimit të këtij sistemi është e vogël. Duhet të kemi të ditur se ky sistem duhet të ketë të dhëna diskrecionale. Por të dhënat tona kanë treguar se nuk janë zbatuar akoma”, është shprehur Osmani.
Sipas tij, SISH nuk është akoma i gatshëm për përdorim për shkak se nuk e siguron ruajtjen e të dhënave personale të një pacienti.
“Kemi dhënë shumë rekomandime në mënyrë që të ndihmojmë. Institucionet besoj se duhet t’i marrin në konsideratë sepse është momenti i fundit që ky sistem të mos kollapsojë. Qeveria ka paralajmëruar sigurimet shëndetësore, e ky sistem përpos tjerash do të bazohet edhe në sistemin e informimit shëndetësor”, ka shtuar ai.
-
Auditori gjen keqplanifikim të buxhetit në institucione
-
Komunat nuk zbatojnë rekomandimet e Auditorit, rrezikojnë të humbin fonde
-
Humbin 17 milionë eurot e Shërbimit Informativ Shëndetësor
-
Miratohet mocioni për Sistemin informativ shëndetësor
-
Shumë kritika të deputetëve në drejtim të Ismailit rreth SISH-it