Presidentja Vjosa Osmani e ka mirëpritur rezolutën e Parlamentit Evropian që i dha mbështetje aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kritikave për Serbinë që po përpiqet ta destabilizojë rajonin.
Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti i dorëzoi Çekisë e Kosovës për anëtarësim në BE.
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën në seancë plenare në Strasbourg një rezolutë për politikën e jashtme dhe të sigurisë, e cila përfshin një spektër të gjerë fushash. Në momentin e fundit është përfshirë edhe aplikimi i Kosovës në BE, ndërsa në rezolutë është edhe fjalia ku kritikohen përpjekjet e Serbisë për destabilizimin e rajonit.
“Mirëpresin qëndrimin e Parlamentit Evropian për Kosovën në rezolutën e djeshme. Si përfaqësues të evropianëve në të gjithë BE-në, njohja dhe mbështetja për rrugën e Kosovës në BE është parësore. Më e rëndësishmja, ata kanë njohur gjithashtu rreziqet në rritje të agresionit dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
-
Osmani: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara me statusin e vendit kandidat për BE
-
Osmani falënderon të gjithë deputetët që votuan pro Kosovës
-
Osmani: Kush mbështet demokracinë do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Osmani: Çdo hezitim për pranimin e Kosovës në BE e NATO jep mundësi destabilizimi