Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 300 jetët e humbura në Kosovë si pasojë e COVID-19.
Ajo tha se pandemia ka shtruar nevojën urgjente të qeverive për të rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës, por se kjo nuk ka ndodhur edhe me Qeverinë e Kosovës.
“Përkundër trendit alarmant, qeveria refuzoi trajtimin e ligjit anti-covid duke e konsideruar të panevojshëm, refuzoi buxhet për maska mbrojtëse dhe vaksina, ankohet se nuk ka mjaftueshëm shtretër përderisa prioritizon investime jo të domosdoshme infrastrukturore apo pagesa për fatura për avokatët e Gjykatës Speciale”, ka shkruar ajo.
Sipas Osmanit, viktimat janë rezultat edhe i neglizhencës 20 vjeçare ndaj sistemit shëndetësor të brishtë, i cili megjithëse është konsideruar prioritar në letër, në praktikë nuk është trajtuar i tillë.
Projektligji për pandeminë, i iniciuar nga Osmani, nuk është përkrahur nga Qeveria Hoti, me arsyetimin se nuk është i nevojshëm.
-
Osmani: Situata e sotme dëshmon domosdoshmërinë e vaksinimit
-
Osmani: Numri i vdekjeve nga COVID-19 duhet të jetë alarm për institucionet
-
Osmani e quan të turpshëm bllokimin e ligjit anti-COVID
-
Osmani e fton Hotin për raportim në Kuvend rreth menaxhimit të pandemisë
-
Osmani thirrje Qeverisë ta sjellë në Kuvend Ligjin për parandalimin e COVID-19