Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet Sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në një ceremoni në të cilën është shënuar 10-vjetori i Grave Lidere në Politikë.
Në një komunikatë të dërguar nga Presidenca bëhet e ditur se në një adresim para grave tjera lidere, Osmani ka folur “për angazhimin dhe rolin e shquar të grave në epoka të ndryshme të historisë së zhvillimit të vendit”.
Bëhet e ditur se ajo ka theksuar se Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, teksa ka potencuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike.
Ajo ka theksuar se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe ka potencuar se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi.
-
Osmani në SHBA
-
Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës
-
Osmani në SHBA për “takime me liderë botërorë”
-
Blinkeni e fton Osmanin në aktivitetin për Gratë, Paqen e Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s
-
Osmani në Samitin për Demokraci: Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm për sundim të ligjit