Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë edhe njëherë se në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.
Këto komente i ka bërë në takim admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.
Sipas një komunikate për media, në takim me admiralin Munsch, Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.
Presidentja Osmani e njoftoi admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s. Presidentja Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.
-
Osmani diskuton sigurinë në veri dhe rolin e KFOR-it me admiralin e NATO-s
-
Osmani: Kosova është e gatshme të jetë pjesë e NATO-s
-
Osmani pret admiralin amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë në stabilitetin në rajon
-
Osmani takohet me admiralin Munsch, shpreh mirënjohjen për punën e NATO-s në Kosovë
-
Osmani: Me NATO-n kemi koordinim për tërë territorin e Kosovës, jo vetëm për një rajon specifik