Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e vendosur që t’i hapë kapitujt e ri të bashkëpunimin me Hungarinë.
Kështu është shprehur ajo në takimin e realizuar me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér gjatë qëndrimit në Budapest.
Ajo tutje ka shprehur gatishmërinë që të ruhen raportet, siç ka thënë, historike midis vendeve.
“Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t'i ruajë raportet historike dhe t'i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Hungaria mbështet plotësisht aspiratën e Kosovës për integrim evropian
-
Osmani falënderon Hungarinë për mbështetjen dhe iniciativat që kanë afruar dy vendet
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
-
Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në