Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Kosova e përkushtuar për ruajtjen e vlerave evropiane

Vjosa Osmani

Foto: Driton Paçarada

Presidentja Vjosa Osmani, ka diskutuar me ambasadorë të huaj në Kosovë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke i falënderuar për mbështetje.

Zyra e Presidencës njoftoi se të enjten është zhvilluar takimi me ambasadorë nga Suedia, Austria, Holanda, Finlanda, Zvicra, Luksemburgu e Belgjike, duke potencuar se sipas Osmanit, anëtarësimi i Kosovës në KiE “është hap vendimtar drejt rritjes së efektivitetit për mbrojtje të të drejtave të njeriut”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si një hap vendimtar drejt rritjes së efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, duke u dhënë atyre qasje në mekanizmat për të drejta të njeriut që i ofron kjo organizatë. Në takim u shkëmbyen mendime për rrjedhën e mëtejme të procesit të anëtarësimit të Kosovës në KiE, sikurse edhe sfidave dhe mundësive. Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e këtyre shteteve për Kosovën është e rëndësishme edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave”, thuhet në komunikatë.

Osmani ka përmendur edhe përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e vlerave dhe standardeve evropiane.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani përsëriti përkushtimin e palëkundur të Kosovës për ruajtjen e vlerave dhe standardeve evropiane, duke theksuar progresin e bërë në forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Përgjatë ditëve në vijim, presidentja do të takojë edhe përfaqësues të shteteve të tjera anëtare në Këshillin e Evropës”, thuhet tutje.